Një recetë ku shija dhe vlerat ushqyese janë bërë bashkë.

Përbërësit: 500 g domate të prera në kube për supë

-një lugë mëlmesa

-një qepë e vogël

-60 g margarinë

-200 g patate të zier dhe të ndrydhur

-2 vezë

-3 lugë miell

– kripë

-piper
pak selino

Përgatitja:

Fërgoni qepën e grirë imët dhe shtoni në lugë miell dhe qitni domaten e prerë në kube me një litër ujë.Përzieni mëlmesën dhe fletën e selinos dhe zieni 15 minuta.Topthat bëhen në këtë mënyrë: tundeni margarinën, shtoni vezët, patatet, tri lugë miell dhe kripën.Me lugë nxirrni topthat dhe lëshoni në çorbë, e cila vlon në zjarr të lehtë në mënyrë që të mos shpërbëhen topthat.

MUND TË JU PËLQEJNË