Cheyenne Tozzi ka konfirmuar se është ndarë nga Marlon Teixeira, babai i vajzës së saj 17 muajshe, Dahlia De La Lune.

Në një intervistë për “The Daily Telegraph’s”, 31-vjecarja tha se tani është një nënë beqare, dhe mbështetja e familjës është shumë e rëndësishme.

Më tutje ajo tha se vajzën e ka marrë me vete. “Unë kam një familje mjaft të dashur, ne jemi gra të forta”, shtoi më tutje modelja australiane.

Cheyenne dhe Marlon filluan lidhjen e tyre në gusht të vitit 2017, pasi u prezantuan nga miku i tyre Jordan Barrett.

Kështu në shtator të 2018-tës, u bënë prindër të vajzës Dahlia De La Lune.

Cheyenne r konfirmoi në “The Daily Telegraph” se dyshja u ndanë menjëherë pasi lindi Dahlian.

Thashethemet për ndarjen e tyre filluan në janar, kur Marlon bëri një dedikim për vajzën e tyre, por nuk e përmendi askund Cheyenne.

MUND TË JU PËLQEJNË