Mjekët nga Spitali Popullor Wuxi në Jiangsu të Kinës, filmian duke nxjerrë mushkëritë e ‘tmerrshme’ të një pacienti 52 vjeçar i cili kishte vdekur.

Në vend që të ishin një ngjyrë e shëndetshme- rozë, ato kishin ngjyrë të ngjashme me atë të qymyrit.

Sipas doktorëve, mushkëritë kishin marrë pamje të tillë si pasojë e mbetjeve të duhanit, duke i bllokuar ato, shkruan Daily Mail.

Video është parë më shumë se 25 milion herë vetëm në Twitter. Përdoruesit e kanë quajtur atë “reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit ndonjëherë”.

Ndryshe, pacienti ishte regjistruar për të dhuruar organet e tij pas vdekjes, por mjekët e kuptuan shpejt që mushkëritë e tij nuk do të ishin në gjendje të përdoren.

A do ta konsumoni ende cigaren?!!

MUND TË JU PËLQEJNË