Fiona Gllavica është nga aktoret më të këndshme, e cila fitoi zemrat e publikut për një kohë të shkurtër. Famën dhe suksesin më të madh e arriti me rolin e saj të ‘Pajtesës’, në serialin vendor “Çka ka shpija”, shkruan “Kosovarja”.

‘Pajtesa’ e seialit dhe jetës reale, janë dy personalitete krejtësisht ndryshe. Megjithatë e këndshme dhe e bukur është në të dyja rolet.

Fiona qe një kohë është e fejuar me Arbnorin, me të cilin kanë vendos të shkojnë një hap më tutje, drejt martesës.

Çifti kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorizojnë me një dasmë e cila veç se ka filluar me festën e beqarisë.

Mbrëmë aktorja ka kaluar kohë me shoqërinë e saj, derisa ka publikuar imazhe për ndjekësit në Instagram. Me duvak dhe fustan të bardhë, Fiona mahnitë me bukurinë e saj./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË