Fiona Gllavica, apo siç njihet nga publiku, si Pajtesa në serialin “Çka ka shpija”, është një nga aktoret që po bën nam në skenën e aktrimit.

Përveç aktrimit, bukuroshja ka bërë të ditur se ka edhe një profesion “të dytë”, të cilin do ta kishte ushtruar nëse nuk do të ishte aktore.

E ftuara në “Qitja pikën”, Fiona ka zbuluar shumëçka rreth jetës së saj profesionale e personale.

Në pyetjen se cilin profesion do ta ushtronte nese nuk do të ishte aktore, Fiona u pergjigj:

“Nëse nuk do të studioja për aktrim, atëherë do të ishte juridiku. Unë realisht në të njëjtën kohë kam qenë në studime në aktrim dhe juridik, po e kom vazhdu aktrimin. Kështu që nëse nuk do të ishte aktrimi do të isha fokusu më tepër në juridik.”

Sipas jush, a do t’i shkonte ky profesion ‘Pajtesës”? /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË