Fiona Gllavica vlerësohet si njëra ndër aktoret më të dashura të publikut kosovarë.

Përmes rolit të ‘Pajtesës’ në serialin vendor “Çka ka shpija”, ajo arriti të bëhet kaq e famshme dhe e pëlqyer, shkruan “Kosovarja”.

Sa i përket jetës private aktorja ka pak kohë që u martua me Arbnorin, ku organizuan një aheng madhështore në të cilin morën pjesë edhe fytyra të njohura për publikun.

Ajo më pas shijoi muajin e mjaltit me bashkëshortin e për publikun sollën imazhe të ndryshme.

Ndërkohë që sezona e pushimeve ka përfunduar ajo tashmë i është kthyer karrieres me projektet të reja.

Në sezonën e re të serialit “Çka ka shpija” ‘Pajtesa shfaqet sërish si nuse, rol të cilin e luan për mrekulli.

Në imazhin e fundit në Instagram ajo shihet me një kurorë në kokë dhe duke I mbledhur duart siç tradicionalisht i mbajnë nuset shqiptare./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË