Një pajisje që montohet në bark, e cila tregon se kur është fshikëza e mbushur, mund t’iu ndihmojë njerëzve që kanë problem me mbajtjen e urinës.

Pajisja në fjalë, është në madhësinë e një miu, e cila përçon valët e ultrazërit në bark për të vërejtur nëse fshikëza po zgjerohet.

Kësodore, në rast zgjerimi, ajo dërgon një mesazh në aplikacionin e instaluar në telefonin e pacientit, duke iu treguar se duhet urinuar, në mënyrë që të shmangin ndonjë aksident.

Pajisja prej 400 eurosh, e quajtur ‘Dfree’, ka për qëllim kryesisht të ndihmojë personat që kanë probleme me mos-mbajtje të urinës.

Sidoqoftë, mbajtja e urinës për një kohë të gjatë bën që fshikëza të zgjerohet dhe të ndërpret sinjale nga muskujt në murin e fshikëzës. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË