Një shumicë prej nesh gërhisim në një moment jetësor.

Fatmirësisht, edhe ata që gërhitin më së shumti mund të kurojnë këtë zakon, mjafton të ndryshojnë rutinën e tyre.

Mike Dilkes, një kirurg i veshëve, hundës dhe fytit në spitalin e Londrës, kohëve të fundit foli në lidhje me gërhitjen.

Eksperti tha për të përditshmen britaneze se meqenëse është një zakon që nuk përzgjedhet, ju mund të vendosni në lidhje me fatin e tij.

Ai rekomandon realizimin e tri ushtrimeve që duhet bërë përpara gjumit, për ta bërë gërhitjen të marrë fund.

E gjithë kjo rutinë kërkon vetëm disa minuta për të parandaluar problemin.

“Rrotullimet” e gjuhës. Rrotulloni gjuhën tapjetë, duke bërë presion në pjesën e sipërme të gojës, duke prekur njëkohësisht edhe dhëmbët e përparëm.

Pritni disa sekonda përpara se ta përsërisni të njëjtën praktikë

Thuani “ahhh”. Imagjinojeni se jeni tek dentisti dhe thuani “ahhh” për 20 sekonda. Kjo ndihmon në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes.

Angullimat. Nxjerrni gjuhën jashtë dhe merrni frymë thellë.

Sapo të lëshoni frymën, lëshoni një zhurmë sikur jeni duke bërë gargarë me ajrin. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË