Përbërësit:

– 5 vezë

– 200g kërpudha

– 2 lugë çaji salcë djathi

– Pak qepë

– 200g djathë

– Kripë dhe piper

– Mund të shtoni edhe përbërës tjerë, varësisht nga shija që e keni – si p.sh. domate, qepë, proshutë, etj.

Instruksionet:

– Rrihni vezët

– Kombinoni vezët me salcë djathi dhe përzieni

– Shtojeni kripën, piperin dhe qepën

– Grijeni djathin

– Në një tigan, skuqni kërpudhat derisa të mbesin pa lëngun e tyre

– Përzierjen e vezëve hidheni mbi kërpudha. Mos i përzieni, por skuqeni vetëm njërën anë

– Hidheni përmbi djathin e grirë

– Ndërrojeni anën e omëletës që të skuqet ana tjetër

– Transferojeni në pjatë dhe shijojeni! /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË