Duke pasur parasysh gjendjen epidemike të gripit sezonal, ju lutemi të keni parasysh njoftimin më poshtë dhe shpërndajeni.

NJOFTIM:

Njoftohen të gjitha nënat, baballarët, hallet, tezet, dajallarët, gjyshërit e gjyshet, se përgjatë gjendjes epidemike të gripit sezonal, nuk është e arsyeshme, madje është e papërgjegjshme të çoheni e të shkoni për vizitë tek miqtë e familjarët tuaj. Kjo vlen sidomos nëse në atë shtëpi ku shkoni ka fëmijë.

Ju lutem, nëse ju apo fëmija juaj jeni me grip, shmangeni kontaktin me njerëz e fëmijë të tjerë, në mënyrë që të mos bëheni shkaktar që gripin ta kapin edhe ata, e në rastin më të keq ndonjë fëmijë.

Fëmijët tuaj me grip, mos i dërgoni në çerdhe e shkolla deri sa t’u përmirësohet gjendja.

Ju falemninderit dhe urojmë të shëroheni shpejtë!

MUND TË JU PËLQEJNË