E mbetur mes dogmave morale dhe mundësive të pa shfrytëzuara juridike, femrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë të shtytura të heqin dorë nga trashëgimia e pranuar legalisht, për shkak të dokeve legale, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në Gjykatat komunale në Maqedoni, gjykatësit dhe bashkëpunëtorët profesional theksojnë për agjencinë INA se, shumë pak raste janë shqyrtuar rreth aspektit të trashëgimis së gruas.

Zakonisht kërkesa të tilla nuk parashtrohen në numër të madh. Gjykaësit pohojnë se cështja e trashëgimit të pasurisë nga gruaja është rregulluar me ligj, mirëpo sipas tyre, Kanuni, tradita dhe doket patriarkale janë pengesa kryesore në shumicën e rasteve, duke e privuar nga realizimi i të drejtës së saj në trashëgimi.

Sevdije M. thotë për INA se asnjëherë nuk i ka shkuar ndërmend për ta biseduar me vëllezërit cështjen e trashëgimis.

“ Nuk më ka lënë mendtë!Dua ta ruaj këtë traditë. E kam të qartë se ligji e rregullon këtë punë, mirëpo kur nuk kam dashur ta diskutoj këtë cështje. Dua ti ruaj raportet me vëllezërit dhe prindërit”, thekson ajo.

Derisa vajzat shqiptare e kanë “mollë të ndaluar” pasurinë e prindërve, vajzat e komuniteti maqedon dhe komuniteteve tjera kanë konteste të shumta gjyqësore për trashëgimin e familjes , duke synuar që të marrin pjesë që i takon dhe në shumicën e rasteve e marrin. (INA)

MUND TË JU PËLQEJNË