Ozgu Kaya është njëra ndër aktoret më të bukura turke, e cila po merr vëmendje të madhe me rolin e saj në serialin “Kimse Bilmez”. Aktorja luan rolin e Sevdas, një vajzë e dashur, e cila ëndërron të bëhet yll në të ardhmen.

Luan përkrah aktorit dhe këngëtarit Keremcem, i cili luan rolin e “Alisë”. Historia e tyre e dashurisë në serial është tejet e veçantë.

Aktorja e njohur u lind më 17 qershor të vitit 1996, në Stamboll. Prejardhja e saj është nga Eşme. Studion në Universitetin e Stambollit.

Është vetëm 23-vjeçe dhe ka një karrierë të suksesshme si aktore.

Debutimin e bëri me rolin e saj në serialin “Adi Efsane”, në vitin 2017.

MUND TË JU PËLQEJNË