Jehona Sopi dikur ka qenë shumë aktive në muzikë dhe këngët e saj pëlqeheshin shumë nga publiku

Këngëtarja 39 vjeçare i mungoi skenës për rreth 4 vite, shkruan “Kosovarja”.

Ajo u distancua nga muzika dhe jeta publike pas përkushtimit në familje, si bashkëshorte dhe nënë e një vajze, të pagëzuar me emrin Aria.

Pas kaq vitesh Jehona iu rikthye muzikës në festivalin “Kënga Magjike”.

Krahas kësaj i është shtuar edhe aktiviteti në rrjetet sociale ku edhe ka hapur edhe një llogari personale në Instagram.

Por këngëtarja është nga ato femra që nuk është e dhënë shumë pas rrjeteve sociale dhe aktiviteti i saj në Instagram është dukshëm më i ulët se koleget e saj.

Ajo madje pati treguar se është kritikuar pse nuk publikon fotografi më shumë. Jehona ka gjithsej 11 postime në llogarinë e saj, prej të cilave vetëm 5 foto janë të saja.

Kujtojmë se ajo është martuar me Lavdim Koshutova, të cilët tani janë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Aria./Kosovarja/

https://www.instagram.com/p/B7EidQSF0_I/?utm_source=ig_web_copy_link

 

MUND TË JU PËLQEJNË