Me zërin e saj të mrekullueshëm Shkurte Fejza krijoi fole në zemrat e publikut për vite të tëra.

I dhuroi kombit vlera e dashuri përmes këngëve të saja plotë kuptim dhe vazhdon edhe sot të jetë pjesë e skenës muzikore me vullnet e përkushtim, shkruan “Kosovarja”.

Talent për këndim kanë edhe dy vajzat e saj, këngëtare shumë të njohura dhe të dashura për publikun. Gresa dhe Besiana ndnonëse jo me zhanrin e muzikës si e ëma, kanë arritur sukses të madh duke realizuar këngë hite.

Përveç talentit e sukseseve Shkurta me vajza dallohen për stilin dhe elegancën që e shfaqin çdoherë.

Sidomos Shkurta po vjen çdoherë më e freskët dhe e bukur. Tama një zonjë me plotë kuptimin e fjalës. Në imazhin e fundit shfaqet me Gresën dhe duken si motra e jo nënë dhe bijë./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË