Ai ka postuar fotografi me dy persona të njohur Sinan Vllasaliu, është një prej këngëtareve më të dashur për publikun.

Për dekada me radhë ai ka arritur që të qëndrojë në skenë dhe të pëlqehet nga të gjitha gjenerata. Sinani si duket ka ndjerë nostalgji për rininë e tij, pasi që ai në Instagram, ka publikuar një fotografi kur ishte më i ri. E veçanta e kësaj fotografie është se në këtë fotografi ai është bashkë me humoristin e njohur Rasim Thaçi- Cima, dhe këngëtarin e njohur Afrim Muqiqin.

Në këtë imazh mund t’i shihni ndryshimet që treshja e njohur i kanë pësuar me kalimin e viteve. Sinani kësaj fotografie ia ka bashkangjitur edhe disa fjalë të dedikuara Cimës. “Ktu Rasimi u kanë me flok të kuqe masandej ju nxin flokët për qata asht full Shiptar!”, kishte shkruar Sinani krahas fotografisë së publikuar në instagram. Para disa jave, Sinani ka publikuar këngën e tij baladë, e cila titullohet “Dashni” këtë këngë ai e ka realizuar edhe me videoklip, e cila është pritur mirë nga fansat e tij. /21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË