Ka martuar mijëra çifte, madje edhe VIP, tani e ka radhën të martohet vet.

Kështu edhe ka pohuar edhe vet fotografi Norik Uka, në emisionin Leksikoni me Drilona Shala, në Radio Dukagjini.

Ai ka thënë se shumë shpejtë do t’i japë fund beqarisë. Fotografi i njohur ka deklaruar se nuk ka plane për të bërë dasmë të madhe, por ceremoni formale, ngase çifti ka planifikuar muaj më të gjatë mjalti.

“Sivjet e kemi martesën, por do të jetë e vogël, nuk do të kemi dasmë, do të bëjmë diçka tjetër me të dashurën. Nuk do të bëjmë njëherë aheng, sepse nëse bëjmë do të jetë diçka speciale, e cila lyp shumë përgatitje e neve po na ngutet të martohemi”, është shprehur ai.

Por kush do të realizojë fotosesionin e dasmës së Norik Ukës?!

Fotografi në Leksikoni ka treguar për fotografët që do kujdesen për të ruajtur momentet e çmuara për çiftin: “Do të ikim në një kontinent të largët e fotografitë do t’i bëjmë atje, sigurisht disa fotografi të nuses me disa kërkesa speciale që i ka do t’i bëj unë. Për fotografitë tona si çift janë të angazhuar dy fotografë të huaj, emrat e të cilëve do të publikohen bashkë me fotografitë”.

Veç jetës personale, në Leksikoni të Radio Dukagjinit, fotografi ka shpalosur shumëçka nga puna e tij dhe planet për të ardhmen.

MUND TË JU PËLQEJNË