Nora Istrefi cilësohet si një nga femrat me format më të përsosura në estradë.

Duke qenë se gëzon forma për tu pasur zili, këngëtarja nuk heziton t’i shfaqë ato edhe për ndjekësit e saj të shumtë.

Këtë e vërteton më së miri videoja që Nora Istrefi ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

E veshur me një fustan ngjyrë hiri me pupla, ku në pjesë të ndryshme tejet transparent, Istrefi po duket në formë të shkëlqyeshme.

Nora Istrefi

Publiée par Kosovarja Video sur Samedi 13 juillet 2019

Emri i Nora Istrefit dy javë më parë u lakua gjatë në media, e krejt kjo pasi u përfol për një krizë martesore me Robert Berishën. Ndonëse të dy e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, por ku ka zë s’është pa gjë, thotë një fjalë e urtë popullore.

Në muzikë, dy muaj më parë, Nora Istrefi dhe Era Istrefi lansuan projektin e tyre të përbashkët i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

“Nuk e di” mban titullin kënga e lansuar nga dy artistet e cila deri tani ka mbledhur afro 15 milionë shikime në Youtube.

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË