Sot feston ditëlindjen e 33-të këngëtarja e njohur, Nora Istrefi.

Me rastin e ditëlindjes, ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe shoqëria e saj.

Karrierën e saj në muzikë Nora e ka filluar në moshën 18 vjeçare.

Gjatë kësaj kohe ajo vazhdimisht është aktive sa i përket projekteve të reja. Nora, përveç këngëve solo ka edhe shumë bashkëpunime me emra të njohur të skenës sonë, si: Ermal Fejzullahun, Gjikon, Robert Berishën, Sinan Vllasaliun.

33-vjeçarja gjithashtu ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme të organizuara në Kosovë dhe Shqipëri.

Nora dhe Roberti dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2014, kurse në vitin 2015 ata janë bërë prindër.

“M’Ke Mungu” mban titullin projekti i fundit i Norës, i publikuar më 13 dhjetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Skerdin./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË