Nga grimeret më me zë dhe më të njohura është edhe Njomza Martinaj.

Duke e adhuruar punën e saj dhe konsideruar si ndër pasionet e saj grimin, çdo herë ka shkrirë fytyrat e secilës grua me duart e saj, shkruan Kosovarja.

Nuk ka ditë që nuk e kërkojnë atë, sepse ia besojnë punën dhe hyjnë me sy mbyllur në punën e saj.

Kjo dukuri të ëmblës Njomzës sa ka shkuar dhe e ka motivuar për të vazhduar tutje, dhe për të dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin që ka karshi profesionit të saj.

Por nuk do të thotë që duke i rregulluar vetëm të tjerat, Njomza e ka harruar veten dhe se nuk kujdeset për veten e saj.

Përkundrazi ajo i rri vetes goxha mirë gati, duke u rregulluar e zgjedhur veshjet më unike.

E, ky imazhi i saj i radhës pasqyron dhe një herë se ka stil, dhe se moda për të është gjithmonë në hap me kohën. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË