Njomza Martinaj është emri që ndër vite është përfolur nga çdo media rozë.

Jo për muzikën as për ndonjë projekt të saj, por për punën e saj profesionale që e bën si grimere për shumë vite me radhë, shkruan Kosovarja.

 

Përkushtimi dhe dashuria që ka treguar gjithnjë ndaj profesionit të saj, e ka bërë të dallohet nga shumë grimere në vendin tonë.

Tek ajo jo vetëm që ndahen të kënaqura me qindra femra, por edhe shumë fytyra publike ia besojnë punën dhe grimin e pastër që bën tek secila.

 

Pas gjithë punës që e rrethon, shpesh kemi dëgjuar të pyesin se a ka kohë Njomza ta rregullojë veten ashtu siç bën me të tjerët.

Patjetër që po, madje kur rregullohet merr vëmendje aq të madhe dhe pëlqehet nga të gjithë.

Kësaj radhe jo vetëm që u rregullua deri në detajin më të fundit, por edhe kombinoi veshjen e saj të kaltër me ngjyrën e syve. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË