Dashi: Nuk duhet të lejoni që t’ju shpëtojnë nga dora mundësitë e shumta që do t’ju ofrohen gjatë kësaj jave. Dielli do të kthehet nga shenja juaj, duke ju dhuruar energji pozitive. Duket se gjithçka do të shkojë mirë në marrëdhënie me të tjerët. Një miqësi e rëndësishme mund të shndërrohet në diçka tjetër… Do t’i keni ju frerët në dorë dhe do të jeni po ju që do të merrni iniciativat. Kujdesuni edhe që të çlodheni dhe shmangni debatet e kota.

Demi: E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të mbara të javës. Këshillohet që gjatë këtyre ditëve t’i përkushtoheni më shumë partnerit dhe fëmijëve. Ndokush prej jush mund të ndiejë nevojën që të bëjë ndryshime për sa i përket jetës sentimentale. Për fat Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’ju favorizojë përgjatë gjithë muajit prill. Në aspektin profesional do t’ju duhet të prisni pak që të merrni lajme të mira.

Binjakët: Të lindurit e kësaj shenje janë disi të pavendosur kur vjen puna te ndjenjat. Nëse po frekuentoni dy persona, ky është momenti i përshtatshëm për të vendosur se me kë do të shoqëroheni në vazhdim. E shtuna dhe e diela do të jenë ditët më të përshtatshme për t’u sqaruar. Për beqarët parashikohen njohje të reja.  Edhe në aspektin profesional do të arrini rezultate të mira, nëse do të dini të tregoheni këmbëngulës.

Gaforrja: Saturni do të jetë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Lodhja dhe vetmia do të jenë kryefjala e këtyre ditëve. Edhe pse inatin mund t’ia nxirrni personit që keni në krah, ai do të dijë t’ju qetësojë. Gjendja ekonomike parashikohet të jetë e mirë. Jupiterin do ta keni aleat dhe do të ndikojë që gjithçka t’ju ecë mbarë. Duhet që gjatë këtyre ditëve të tregoni shkathtësi në mënyrë që të arrini rezultate në aspektin profesional.

Luani: Kjo do të jetë një javë disi e vështirë. Nëse marrëdhënia me partnerin nuk po shkon ashtu si duhet, bëni durim derisa gjërat të marrin për mirë. Nëse jeni beqar dhe dikush po ju vardiset, këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos i besoni gjithçkaje që ju thonë. Bëni kujdes edhe me financat, sepse më pas mund të keni probleme ekonomike.  Në punë do të jeni në konkurrencë me dikë.  Megjithatë, mos u shqetësoni, sepse do të jetë vetëm një fazë kalimtare.

Virgjëresha: Keni kaluar ditë të vështira, gjatë të cilave jeni vënë në provë fizikisht dhe mendërisht. Të hënën dhe të martën mund të ndiheni disi të stresuar, kurse të mërkurën mund të keni zënka në familje. Ky nuk është momenti i duhur për të vepruar. Për fat duket se gjithçka do të shkojë mirë në aspektin sentimental. Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe do t’ju favorizojë në planet që do të bëni për të ardhmen. Ndokush mund të rinisë një lidhje të dikurshme.

Peshorja: Ditët e para të javës do të rrjedhin të qeta, por aty nga e mërkura do të ndieni nevojën që të jeni më të qartë për sa u përket ndjenjave. Përballja me partnerin do të jetë frytdhënëse. Nëse keni interes për dikë, mos humbni rastin për t’i shprehur ndjenjat. Mos bëni polemika me të lindurit e shenjës së Dashit dhe të Gaforres dhe ruani qetësinë. Në fundjavë mund të keni ndonjë shqetësim në aspektin sentimental.

Akrepi: Këto ditë do të doni t’ia kushtoni vetes, duke i lënë pak hapësirë shoqërimit me të tjerët. Duket se gjithçka do të shkojë mirë në aspektin profesional, sidomos të enjten pasdreke dhe përgjatë gjithë ditës së premte. Dikush pret një përgjigje prej jush, ndërsa ju ndieni nevojën për të qenë të qartë. Gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë në aspektin sentimental. Mund të keni konflikte në çift dhe kjo vlen edhe për ata që kanë një marrëdhënie të konsoliduar.

Shigjetari: Java do të fillojë e qetë dhe duket se gjithçka do të shkojë mirë, të paktën deri ditën e mërkurë. Më pas, do të flisni me tone të larta dhe gjendja do të vazhdojë e tillë deri ditën e diel. Këshillohet që të mateni mirë përpara se të flisni. Për fat, Dielli, Mërkuri dhe Venusi do të jenë të kthyer nga shenja juaj. Do të merrni lajme të reja në aspektin profesional. Bëni kujdes të martën dhe të mërkurën, pasi mund të ndiheni më nervozë se zakonisht.

Bricjapi: Do të jeni shenja më e favorizuar e javës. Përpara jush do të hapen perspektiva të ndritura. Do t’ju njihen meritat në punë dhe projektet tuaja do të vlerësohen. Në aspektin sentimental mund të keni ndonjë mosmarrëveshje. Shmangini konfliktet me të lindurit e shenjës së Gaforres dhe të Peshores. Muaji prill do të jetë më i mbarë për ju. Gjendja fizike do të jetë më e mirë në krahasim me javën e kaluar.

Ujori: Gjatë kësaj periudhe do të jeni disi të pakënaqur. Java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme, por situata do të përmirësohet në fundjavë. Gjendja ekonomike në shtëpi do të jetë e vështirë, por kjo do t’ju japë shkas që të kërkoni një punë më fitimprurëse, por që kërkon më shumë angazhim. Ditën e diel, Mërkuri dhe Venusi do të kthehen nga shenja juaj. Ditët e këqija do të harrohen dhe një e ardhme më e mirë ju pret.

Peshqit: Gjatë këtyre ditëve do të ndiheni nostalgjikë dhe melankolikë. Përpiquni të gjeni rrugën e duhur dhe të mos bini në apati. Për fat do të keni mbështetjen e Jupiterit dhe të Saturnit. Do t’ju duhet që t’i përkushtoheni më shumë punës se dashurisë, por nëse keni në krah njeriun e duhur do të dijë t’ju kuptojë. Ju e doni shumë profesionin tuaj, prandaj duhet të tregoni sa vleni vërtet, sidomos nëse synoni të ngriheni në detyrë.

MUND TË JU PËLQEJNË