Emri njerkë ka një konotacion negativ sa herë që e ndesh diku, lidhur kjo me legjendat urbane që qarkullojnë apo me përrallat me mesazhe të gabuara që po rritetn brezat.

Borbardha dhe Hirushja, dy personazhet më të dashur të fëmijëve, e kanë jetën ferr nga një njerkë.Por bukuroshet e ekranit shqiptar, na kanë bërë ta rrëzojmë imazhin e gabuar mbi këtë status.

Disa nga shembujt më të suksesshëm i keni më poshtë:Linda Rama

Bashkëshorjta e Kryeministrit Edi Rama është bërë nënë e një vogëlushi të quajtu Zaho, ka një vajzë të quajtur Rea nga martesa e saj e parë, si dhe nga daljet publike të tyre, shohim një marrdhënie të shkëlqyer me djalin e Ramës, Gregun.

Bileta Sulo

Moderatorja simpatike është bërë nënë e një djali që e ka quajtur Kroi Art duke bërë me vëlla, vajzën e Albani Dudushit nga martesa e parë, Joelle. Vajza jeton me çiftin dhe duken shumë të lumtur në fotot që publikojnë.

Armina Mevlani

Fashionistja shqiptare është e fejuar me Shkëlzen Berishën dhe ene nuk kanë një fëmijë së bashku, por ajo është shprehur se ka një marrdhënie të shkëlqyer me dy fëmijët e bashkëshortit nga martesa e parë.
Zaimina Vasjari

Një vit më parë Zaimina u bë nënë e vogëlushes Khloe dhe vetëm para pak kohësh ajo na zbuloi me anë të një fotoje se bashkëshorti i saj ka edhe dy vajza të tjera nga një martesë e mëparshme dhe marrdhëniet e tyre janë shumë të mira.

Adelina Tahiri

Edhe Adelina sapo është bërë nënë e një vogëlushi të quajtur Jon. Në një intervistë të dhënë sëfundmi, ajo është shprehur se ka marrdhënie shumë korrekte me vajzën e bashkëshortit maqedonas.

Rezarta Shkurta

Artistja e talentuar shqiptare është mami i Herës 5-vjeçare. Bashkëshorti i saj Ermal Hoxha ka një djalë nga martesa e tij e parë, të cilit Rezarta i referohet gjithmonë si vëllai i Herës.

Eni Koçi

Nuk ka shumë kohë që dyshja e këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj iu dhanë fund thashethemeve duke e konfirmuar lidhjen e tyre. Genci nga martesa e parë ka një djalë që mesa duket nuk ka qënë aspak problem për bukuroshen 22 vjeçare shqiptare.

Juliana Pasha

Zoti ende nuk i ka bekuar me një famijë të tyrin, por bashkëshorti i saj ka një vajzë nga martesa e parë dhe këngëtarja është shprehur se ka raporte të shkëlqyera me të.
Ilva Tare

Gazetarja e njohur është bërë mami me vogëlushen Melody para 3 vitesh me bashkëshortin e saj, Eduart Selami. Melody është motra e vetme e 4 vëllezërve, njërit biologjik, dhe tre të tjerë nga martesa e parë e babit të saj.
Estela Ujka

Një nënë e lumtur e 3 vajzave, Estela Ujka na ka dëshmuar se dashuria nuk njeh moshë. Bashkëshorti i saj 15 vite më i madh, është njëkohësisht baba edhe i dy djemve nga martesa e parë.
Afrona Dika

Bukuroshja kosovare është në një marrdhënie me këngëtarin Blero që kur ky i fundit i dha fund martesës me aktoren Teuta Krasniqi, mastesë nga e cila lindi Tara. Vogëlushja duket se ka një marrdhënie shumë të mirë me Afronën, madje kjo e fundit ka treguar se takohet shpesh edhe me Teutën.

MUND TË JU PËLQEJNË