Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme!

Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit të vezëve. Krepat janë desert të cilin e do shumëkush, transmeton Telegrafi.

Me ndihmën e një truku dhe me përgatitjen e përbërësve paksa ndryshe, krepat do t’i gatuani në mënyrë të përsosur.

Përgatitja:

Bëni tretjen për krepa në mënyrën e zakonshme, me një ndryshim të vogël që do të ndani të bardhët dhe të verdhët e vezëve. Të verdhët tundni në tretje, ndërkaq të bardhët lini anash.

Kur tretjes t’i shtoni të gjithë përbërësit (pos të bardhët e vezëve) përzieni mirë.

Nga të bardhët bëni dëborë të tundur (të mos jetë as e butë as e fortë).

Shtoni ngadalë të bardhët e tundura të vezëve.

Pikërisht kjo dëborë e tundur do t’u japë strukturë shkumore, butësi dhe fantazi të shijes. Janë aq të shijshme sa që edhe kur të ftohen dhe të qëndrojnë një kohë, do të ruajnë butësinë.

MUND TË JU PËLQEJNË