Kryetari i Drenasit mban një maçok, që e quan “Puçi” Protagonist i rubrikës “Mysafirë te Kryetari” te emisioni “1 Kafe prej Shpisë” ka qenë kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Blerona dhe Visari kaluan ditën me kryetarin Lladrovci, i cili ndau shumë detaje për angazhimet e tij si kryetar komune dhe jo vetëm. Lladrovci prezantoi maçokun e tij të cilin e quan “Puçi”, për të cilin tha se është rojëtari më i mirë. Ai tregoi se fillimisht ky maçok ka qenë i egër, por me kalimin e kohës është zbut.

“E kom zbut tu i qit ushqim, u kan e egër ksajde, masi m’iku ai maçorri i Rilindit, se e ka marr kur ka qenë dy javësh, kur ka qenë kotele. Edhe e kemi rrit, edhe ka qenë shumë i dashtun, u zbut i ka ardh vet n’shpi edhe u kan shumë i egër, tu i dhan me hangër, tu e përkdhel, tu e afru, e kena zbut edhe rrin me neve kshtu. Kështu që pa një maçorr nuk rrimë n’shpi”, tha Lladrovci.

Kryetari i Drenasit tha se përveç angazhimeve që ka si kryetar komune, ai përkujdeset edhe për punët e shtëpisë./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË