Arbana Osmani është moderatorja më e dashur për publikun mbarë shqiptar.

Të gjitha emisionet që i janë besuar për udhëheqje e moderim, i ka kryer në mënyrën më profesionale të mundshme. Ajo ka qarë dhe ka qeshur bashkë me publikun, duke dhuruar emocione të papërshkrueshme, shkruan “Kosovarja”.

As jeta private e Arbanës nuk ka qenë e papërfolur. Që nga lidhja me regjisorin Eduart Grishajn ajo ka zënë hapësirat e faqeve rozë, duke u shndërruar bashkë në çiftin më të komentuar.

Ditë-ditës ata kanë dëshmuar se lidhja e tyre është rezistence dhe po i bëjnë ballë çdo gjëje që u del para.

Kështu së fundmi, çifti sjellin një imazh shumë të këndshëm si ato çiftet adoleshente që janë në fillimin e lidhjes.

Por, ajo që mund të thuhet është se që të dy janë shumë të mirë dhe janë përshtatur mjaft më njëri tjetrin, thjesht një çift i mrekullueshëm./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË