Nik Xhelilaj e nisi karrierën si aktor në Shqipëri, por vendosi që famën dhe suksesin ta kërkojë diku tjetër.

Ndaj fillimisht u vendos në Turqi, ku edhe realizoi disa projekte kinematografike për ta vazhduar më pas atë në Gjermani.

Niku ka luajtur në disa seriale turke dhe është kthyer në një ndër aktorët më të dashur në Turqi. Një ndër produksionet ku ka shpalosur talentin e tij në aktrim është pikërisht edhe filmi ‘Kayip Sehir’ në vitin 2012, krah aktores Gokçe Bahadir.

Së fundmi sipas mediave të ndryshme dyshohet se në të njëjtën periudhë kur dyshja kanë punuar krah njëri-tjetrit, kanë qenë dhe në një lidhje në jetën reale. Kujtojmë se aktorja e njohur ka qenë e martuar për 1 vit me Ali Sunal dhe është divorcuar prej tij pikërisht në vitin 2012.

Pas 7 vitesh nga spekulimet për një lidhje të mundshme të Xhelilaj dhe Bahadir, nuk dihet se çfarë raporti gëzojnë dy aktorët aktualisht.

MUND TË JU PËLQEJNË