Aktorja publikoi fotografi të bukura Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagül u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e “Nihanit” në serialin “Kara Sevda”.

Neslihani është martuar me aktorin Kadir Doğulu. Historia e dashurisë së tyre ka filluar në xhirimet e serialit “Fatih Harbiye”, ku të dy ishin protagonistë.

Çifti i njohur festojnë 3 vjetorin e martesës së tyre.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm për ta nuk mund të mungonin edhe dedikimet për njëri-tjetrin. Aktorja ka zgjedhur të publikojë disa fotografi të bukura me bashkëshortin e saj, teksa posht tyre ka shkruar disa fjalë të veçanta përmes të cilave ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

“E dashuroj zemrën tënde, sytë e tu, fjalët e tua, jetën tënde”, ka shkruar Nislihani në Instagram.

Kujotjmë se, çifti për dasmën e tyre kishin organizuar një festë madhështore, e cila kishte bërë bujë në mediat turke. /21Media

MUND TË JU PËLQEJNË