Personat e çdo shenje të veçantë të horoskopit kanë frikë nga gjëra të ndryshme. Gjejeni shenjën tuaj dhe lexojeni.

Dashi ka frikë nga vartësia prej të tjerëve
Dashi dëshiron të jetë i pari në gjithçka, por edhe i kërkuar, prandaj në jetë më së shumti ka frikë se do të jetë i varur vetëm nga të tjerët. Për këtë shkak, ai nuk duron kur të tjerët e injorojnë.

Demi frikësohet nga mungesa e parave dhe dashurisë
Për Demin, në jetë më së shumti rëndësi kanë dashuria dhe paratë, prandaj edhe frikët e tij janë të lidhura me këto gjëra. Ai ka sidomos frikë nga pabarazia në lidhjen e dashurisë.

Binjakët kanë frikë nga humbja e lirisë
Binjakët socialë më së shumti kanë frikë nga ndryshimet, sidomos nga ndryshimet e stilit të jetës. Tmerrohen nga humbja e lirisë, me të cilën janë mësuar.

Gaforrja i frikësohet humbjes së familjes
Për Gaforren sentimentale, familja ka rëndësinë më të madhe në botë, prandaj ajo më së shumti ka frikë nga tjetërsimi nga më të dashurit.

Luani frikësohet se do ta zhgënjejnë ata që i do
Luani ka frikë nga poshtërimi publik dhe humbja e pozitës, por frika më e madhe e tij ka të bëjë me atë që mos po e zhgënjejë dikush që ai e do tepër.

Virgjëresha ka frikë nga sëmundjet
Virgjëresha e preokupuar me rregull, ka frikë që të ballafaqohet me faktin se nuk është e përkryer, por në jetë më së shumti ka frikë nga sëmundjet, mu sikurse Dashi.

Peshorja ka frikë nga mosmbështetja nga familja
Peshorja ka frikë nga jo-ekuilibri në jetën e dashurisë, por më së shumti ia fut ethet mosmiratimi i vendimeve në çfarëdo fushë të jetës nga personat që kanë rëndësi për të.

Akrepi ka frikë se dobësitë do të përdoren kundër tij
Edhe pse shpesh përshkruhet si shenja më e errët e zodiakut, Akrepi megjithatë i ka frikët e veta. Sikur Luani, po ashtu edhe Akrepi, ka frikë nga tradhtia e njerëzve më të afërt, por edhe nga keqpërdorimi i dobësive të tij.

Shigjetari ka frikë nga obligimet
Shigjetari ka shpirt të lirë, prandaj në jetë më së shumti ka frikë nga obligimet. Por, po ashtu ka frikë se do ta lëndojnë njerëzit që i do më së shumti.

Bricjapi ka frikë se të tjerët do ta konsiderojnë dështak
Bricjapi këmbëngulës e ka kompleksin e inferioritetit, prandaj ka frikë se të tjerët do ta konsiderojnë dështak. Për këtë shkak, ai ka frikë edhe nga poshtërimi publik.

Ujori ka frikë nga humbja e individualitetit
Ujori ka brenga si të Binjakëve. Ai ka frikë nga humbja e lirisë, por edhe individualitetit, për shkak se dëshiron të jetë unik.

Frika më e madhe e peshqve është se nuk do të gjejnë dashuri
Peshqit romantikë dhe të heshtur kanë frikë nga vetmia dhe refuzimi, por edhe nga pamundësia që ta gjejnë atë të duhurin në jetën e tyre. Kanë frikë edhe mos po u sëmuren të afërmit.

MUND TË JU PËLQEJNË