Si popull, për shkak të kushteve të rënda financiare ndër vite jemi sprovuar me ikje nga Kosova për një vend më të mirë jetese.

Megjithëse ideja ka qenë e nevojshme dhe e arsyeshme, ky largim nga vendi ka lënë plagë të hapura, shkruan “Kosovarja”.

Malli për atëdheun, familjen e sidomos nënën ka bërë që krijohen shumë vargje duke iu kushtuar gurbetit.

“Tuj prit ditë e natë mke rëndu shendetin, kam harru qysh përqafohen nana me djalë të vetin”, janë vargjet e këngës së re të këngëtarit të njohur Nexhat Osmani.

Nexhati i këndon gurbetit duke kujtuar sprovat e mallin e nënës, ndërkohë sugjeron që dashuria ti falet nënës e jo gurbetit, në kuptimin që të jemi afër familjes për ti përballuar çdo vështirësi.

Dëgjojini vargjet plotë emocion të këngës “Malli i nanes” nga Nexhat Osmani./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË