Jo më kot thuhet se dashuria është e verbër. Shpesh falim dhe anashkalojmë detaje që dikur mendonim se nuk do t’i toleronim kurrë. Më poshtë do të ndalemi në disa çështje specifike që janë tepër problematike në një marrëdhënie në çift. Nëse ndjeni se mes jush nuk gjendet forca/dëshira për t’i ndryshuar, e mira është të hiqni dorë:

Egoist në shtrat

Nëse çdo herë tregohet egoist në shtrat dhe bën gjithçka përveçse asaj që ju doni ose abuzon me ju duke bërë gjëra që jo vetëm s’ju pëlqejnë por dhe ju lëndojnë, jepini duart. Nuk ju duhet një fëmijë i papjekur në jetë.

Ju kufizon nga shoqëria dhe familja

Në rast se gjatë gjithë kohës të përmend gjëra që s’i pëlqejnë te shoqet e tua dhe përpiqet me çdo kusht t’ju distancojë prej tyre, kjo nuk është një shenjë e mirë, shkruan anabel. Kurrsesi nuk duhet ta lejoni t’ju ndajë nga miqtë apo të ndikojë në marrëdhëniet personale.

Do të dijë me detaje rreth privatësisë tuaj

As mos t’ju shkojë ndër mend të pranoni gjithçka ai ju thotë vetëm se pas kërkesës vjen fjala “E bëj se të dua”. Harrojeni! Në fund të ditës, secili ka jetën e tij dhe disa gjëra janë thjesht dhe vetëm të tuat.

Fjalët e tij ju bëjnë të ndiheni keq

Një lidhje e mirë është ajo që të shton vetëbesimin, nxjerr më të mirën prej teje dhe sigurisht të bën më shumë për të qeshur. Por nëse ajo që quajmë “gjysma tjetër” nuk ka aspak takt dhe kritikat kanë arritur kulmin, çfarë po prisni ende? I bëni vetes nder dhe largoni nga vetja një stres të madh, para se t’ju irritojë edhe më shumë.

MUND TË JU PËLQEJNË