Shkencëtarët besojnë se të jesh mendërisht i fortë është një parashikues më i lartë i suksesit sesa inteligjenca dhe pasi të keni parë këto shenja, do të kuptoni pse.

Të keni kontroll mbi emocionet dhe fuqinë e vullnetit është që të jeni një individ i fuqishëm që mund të arrini pothuajse çdo gjë që keni vendosur të bëni.

Dëshironi të dini nëse këto shenja kanë të bëjnë me ju? Lexoni dhe kontrolloni për veten tuaj!

Nuk shqetësoheni për çështjet që janë jashtë kontrollit tuaj

Motoja juaj është “Nëse mund ta zgjidhni një problem, mos u shqetësoni; nëse nuk mund ta rregulloni atë, mos u shqetësoni”. Psikologu klinik Amy Morin shpjegon se nëse jeni një person me mendje të fortë, zakonisht nuk shqetësoheni për çështje që nuk mund t’i kontrolloni.

Disa njerëz mund të ndihen të sigurt duke pasur gjithçka të menaxhuar, por disa çështje janë jashtë mundësive tona. Tentimi për t’i kontrolluar ato do të çojë vetëm në stres dhe humbje të energjisë. Është më mirë të kurseni atë forcë për diçka që mund të arrini, përmirësoni ose ndryshoni.

Ju i pranoni dhe përballeni me problemet që vijnë në rrugën tuaj

Jeta është e vështirë dhe të gjithë e dinë. Mirëpo, ju jeni një person që e prisni dështimin dhe sëmundjen. Këta persona që e pranojnë se jeta nuk është e lehtë, e përdorin çdo moment në avantazhin e tyre.

Kjo është një dhuratë nga inteligjenca juaj e lartë emocionale, diçka njerëz të fortë mendërisht posedojnë dhe kultivojnë, gjë që ju lejon të përballeni me emocione negative.

Thoni “jo” pa u penduar

Nëse shefi juaj ju pyet nëse do të punoni gjatë fundjavës, nuk e keni problem të thoni jo. Ju zgjidhni të dilni më mirë me partnerin tuaj, sesa t’i bëni qejfin shefit. Ju jeni të përkushtuar ndaj qëllimeve tuaja, përgjegjësive dhe vlerave tuaja dhe në ato raste që duhet të thoni “Jo” nuk pendoheni.

Keni durim dhe e dini që një ditë ëndrrat tuaja do të realizohen

Hulumtimet tregojnë se njerëzit me mendje të fortë reflektojnë dhe jo vetëm reagojnë, gjë që u lejon atyre të meditojnë dhe të analizojnë rrethanat në mënyrë të përsosur për të bërë më të mirën nga çdo situatë.

Kjo është arsyeja pse ju tentoni të jeni të duruar me njerëz të tjerë, veten, dhe sidomos qëllimet tuaja. Ju e kuptoni se duhet kohë dhe përpjekje për të arritur ëndrrat tuaja.

Në fakt, studimet e mëtejshme sugjerojnë se njerëzit si ju tentojnë të jenë më të suksesshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË