Personazhi i radhës në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ishte aktori i njohur, Visjan Ukcenaj.Përtej punës si aktor, ai ka folur dhe për marrëdhënien me partneren e tij Jonën.

Fillesat e tyre lindën në universitet, dhe takimi i parë kishte një histori mjaft interesante, që për pak mund të mos kishte çuar në një takim të dytë.

“Jona ka mbaruar për regji dhe ne jemi njohur muajin e parë që ajo ka ardhur në shkollë. Më ka pëlqyer dhe kam hulumtuar për t’a njohur. Më ka zgjatur 3 muaj hulumtimi im. Më krijoi një impakt, një ndjesi shumë të çuditshme që doja ta zbuloja dhe e zbulova dhe ja ku jemi me një djalë.

Kemi një histori të veçantë që kur kemi dalë për herë të parë, unë isha me një dhimbje të tmerrshme koke, po më pëllciste koka. Sa u ulëm në lokal, i thashë kamarierit më sill një ujë pa gaz. Ajo ngeli, duke menduar

“Po ky që në takim të parë? Të iki fare” Më ka thënë që në fillim donte të ikja direkt, po unë s’isha mirë fare. Erdhi porosia dhe i them “Shiko e ke bezdi të iki deri te farmacia, të marr një gjë për kokën se vdiqa?” Ika me vrap, e lashë aty në lokal. Po ajo doli në takim prapë me mua, sepse takimi i parë s’kishte filluar ende. Pas 10 minutave që më pushoi koka, atëherë filloi takimi i parë.”/Blitz.al/

MUND TË JU PËLQEJNË