Ledri ka qenë në një lidhje të shkurtër me Duan para disa vjetëve.

Lidhja e shkurtër me Dua Lipën gjatë kohës kur ajo ende nuk kishte gjetur famën nuk po e pengon familjen e këngëtares që të jenë miq shumë të mirë me Ledri Vulën.

Familja e Duas po pushojnë në Ulqin, pushime këto ku po mungon këngëtarja, por ata po kalojnë kohë me reperin shumë të dashur nga fansat.

Ata madje kanë postuar fotografi nga këto pushime, madje Ledri duke etiketuar babain e Duas, Dukagjinin e duke shkruar se po kalojnë kohë shumë të mirë.

Ledri ka kaluar ditën me Dugin dhe me Gjinin, vëllain e Duas ndërsa postimet e tregojnë se me të vërtetë janë kënaqur./Gazeta Express/.

MUND TË JU PËLQEJNË