Edhe këngëtarjae mirënjohur Shkurte Fejza hyn në listen e artistëve që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Përmes zërit të saj ajo thurri vargje për atëdheun e heronjtë, duke nxitur ndjenjën e atëdhedashurisë tek secili shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.

Shkurta i ruajti dhe promovoi në vazhdimësi vlerat kulturore përmes projekteve të saj.

E sot, kur kanë kaluar vite që kur ajo u ngrit në skenë, ka po të njejtin vullnet dashuri për atëdheun dhe i këndon me plotë emocion.

Krahas këtyre Shkurta është kujdesur që ta ruaj elegancën, ku çdo herë po befason për të mirë.

E krahas angazhimeve për xhirimet e vitit ajo ka gjetur kohë të pozoj pranë bashkëshortit të saj Hajrushit. Deuket se ai e ka shoqëruar këngëtaren në këto programe që realizohen për nderë të festave.

E pozicionuar në krahët e tij dhe me një buzëqeshje të ëmbël, këngëtarja shkëlqen si çdo herë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË