Edhe pse mjekët në Britani refuzuan ti bënin një operacion në mjekër, ish- banorja e Big Brother, nuk hoqi dorë.

Lisa Appleton vendosi të shkonte në Turqi në mënyrë që të realizonte ndërhyrjen e saj. Por në fakt nuk pati rezultatin që ajo priste të shikonte pas përfundimit të operacionit. Fytyra e saj u shpërfytyrua.

Ish- banorja e Big Brother 18 muaj më parë kishte kryer një ndërhyrje ku kishte bërë ndërhyrje fytyre, shkruan “The Sun”.

E pyetur sesi ndihet pas ndërhyrjes ajo ka thënë: “Ndihem sikur jam goditur nga një buldozer. Jam jashtëzakonisht e fryrë dhe e lënduar dhe mendoj se plagët e mia janë të infektuara. Doja të dukesha më e re, por do doja shumë të mos e kisha bërë këtë operacion, “- tha Appleton.

MUND TË JU PËLQEJNË