Albiona Muçiqi, vajza e këngëtarëve të njohur Merita Spahiu dhe Nysret Muçqiqi, nuk është as këngëtare e as modele, por shpesh vendoset në qendër të vëmendjes për pamjen e saj të jashtme. Ajo duket bukur, shkruan “Kosovarja”.

Pak vite më parë, Albatriti tha se e motra do ti hyjë rrugës së muzikës, por ende nuk ka ndodhur asgjë më këtë drejtim. Albiona, nuk e ka hedhur as edhe një hap në rrugën nëpër të cilën prej shumë vitesh ecin familja e saj, nëna, babai e vëllai.

Albiones me sa duket nuk i pëlqen muzika, andaj më mirë e ka lënë fare hyrjen në të, pavarëisisht një farë dëshire të theksuar brenda familjes, që edhe atë ta shohin në botën e artit, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja poston kohë pas kohe në rrjete sociale, por di ta mbajë shumë mirë sekret jetën e saj private. Nuk dihet nëse ajo e ka dikë në krah, apo vazhdon të jetë vetëm./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË