Së pakut, duhet gjetur kohën ta pushosh kokën për vikend.

Ta pushosh nga debatat, të cilat më së pakut mund të quhen debate. Po i shohim, po i dëgjojmë se qysh ato po zhvillohen në mes politikanëve tanë , të cilët ia kanë mësyrë garës për deputetë.

E përse, sot, në këtë ditë vikendi , të mos i ikësh temave me poltikë, por të dalësh e të shetisës në natyrë , që duket si një pikturë polikolori që shton bukurinë vecmas pasditave, kur bien temperaturat vjeshtore në perëndim të diellit.

Por, prap, sillu kah të sillesh edhe në qofsh në natyrë, në ndonjë ndejë , s’mund t’i ikësh politikës, kësaj që po ndodhë tek ne në këto ditë para fushatës zgjedhore.

Sec më kujtohet skandali që ndodhi para pak ditësh në mes Haki Abazit të Vetëvendosjes dhe Dardan Molliqajt të PSD-së. Edhe kjo mendje e ime që vepron nganjëherë pa më pyet mua fare, sot ma rikujton një këngë folklorike kushtuar Miftar Hasanit.

Ai, ishte një burrë, i cili derisa shërbente ushtar në Serbinë e vjetër nuk mundi t’ i duroi të gjitha sharjet që ia bënin komandirat . Sidomos, kur i erdhi e sharja e ia përmendën edhe gruan , ai u mërzit aq sa edhe u deturya ta bëjë namin. Ja si e thotë kënga :

“Mi ka sha babë e nanë

Cka shqiptari e ka ranë

Kur ma shajti baben mue

Në vend të dajve e kam durue

Kur ma shajti nanën mue

Në vend të babës e kam durue

Kur ma shajti motrën mue

Në vend të dhandrrit e kam durue

Kur ma shajti të zezën grue

Hic ma andej s’pata ku me shkue”

Fushatë e rëndë, them me vete ka nisur ketu! Me ofendime, akuza, të arsyeshme e të paarsyeshme, të mbushet mendja se krejt ata që flasin në debate, jo që kanë qeverisur, por kanë bërë garë kush më shumë mund të vjedhë shtetin dhe paranë publike!

Në tërë botën flasin për progress të shtetit, ndërsa në Kosovë shtetin e kuptojnë si një thes me para, të cilin duhet ta vjedhësh cdo ditë, prandaj është lufta kaq e madhe për pushtet.

Albini i ka rënë në fije: Po bën politikë në Evropë! Atje po mundohet t’i përmirësojë gabimet opozitare të rrugës dhe vandalitetit që bëri në Kosovë, dikur kur kishte pak a shumë kuptim kjo gjë.

Dua ta lodhi trurin me dicka që ma shkakton një pyetje me dilema:

Cka flet atje Albini?

Mendja ma merr, se krejtë cka mund të flitet atje është fakti që Albini don t’i bindë, se nuk është ai që ka qenë dhe se ka ndryshuar në rrugët e tij politike! Është logjike, që njeriu i ka rënë në fije qysh fitohet pushteti! E ka kopjuar Hashim Thacin, ndërsa Thaci e kishte kopjuar Ibrahim Rugovën . Asnjëri që nuk e shkel atë rrugë nuk vjen në pushtet!

Po ma merr mendja, nëse qendrat evropiane e pyesin, a ka ndërruar qëndrim për flamurin e Kosovës, ai do të thotë, PO!

Por, puna e flamurit te Albini është më obligative se vizita te varri i Ibrahim Rugovës! Po pretendon të bëhet kryeministër dhe se ka qare pa e pranuar flamurin. Por, kjo puna e pranimit është si shoku im në shkollën fillore kur ishim nxënës. Nuk po e them me emër kush ishte por, po e tregoj një të vërtetë.

Lexonim tema në librin e abetares edhe aty kur shkruhej për lepurin për shembull, lartë ishte figura e lepurit dhe mund ta dinim se bëhet fjalë për lepurin. Ishte një tekst për flamurin kombëtar dhe lartë ishte flamuri. Mësuesi Emin, i tha F…..

Lexoje tregimin dhe ai e vuri gishtin nën fjalën flamuri dhe nisi të lexojë :Baaajraaaakiiii!

Ore, i tha mësuesi Emin, ku po e sheh ti që po shkruan bajraki, plus po e zgjat zërin a? Lexo me kujdes edhe njëherë. Ai përsëri:
Baaajraaakiii…

Mësuesi Emin ende pa i mbaruar fjala bajrak në gojë, ia krisi shpullë dhe ia la bajrakin në gjysmë!

Nuk është bajraki, por flamuri!

Por, ne nuk po i marrim inatë Albinit për flamurin. Njeriu po lufton për të ardhur në pushtet dhe cka t’i kërkosh Zotit të jep, thot populli. Ka mbetur pra t’i lutet edhe Zotit dhe ne do ia qesim votën se me të tjerët vërtetë jemi lodhur.

Por, le ta di Albini, që nëse nuk u përmbahet premtimeve, më nuk i qesim votë! Unë për vete kësaj radhe për hatër të vajzës do ta votoj Albinin, se jemi shkapërderdhur në shtëpi totalisht për sa i përket votimit. Tre televizora po i shikojmë në sallon të shtëpisë !Unë me më të fortët që kanë qenë në qeveri si ministra, gruaja me kompaninë e vet Vetëvendosjen, nuset përcjellin muzikën dhe këngëtarët estradës, të cilët edhe disa prej tyre aderuan dhe u kyqn nëpër parti.

Jemi katandisur keq në shtëpi për punë të votës dhe as ne s’po merremi vesh kë ta votojnë bile si familje! Dikur e kisha lehtë: Po e votojnë Hashën dhe kryhej puna. Ama tash puna ka ndryshuar me këta të VV-së. Këta, kur po e fusin virusin, po e indoktrinojnë keq edhe familjen. Unë e di pse, por kot mundohem të flas në shtëpi:

Këta flasin bukur, për teori janë eksperta. Kur i dëgjon duke folur, janë aq të ëmbël nga goja, e kështu kanë qenë edhe kur e morën Prishtinën. Por, kur e morën pushtetin, u prishëm mes vete!

I ndanin rrugët duke u prishur. Qanin publikisht kur fliste lideri në fushata! Ec e bjeri në fije! Tash kanë nisë të qajnë edhe te unë në shtëpi, kur po flasin këta! Zoti e bëftë hajër!

Për dallim nga fushatat tjera, kjo e kësaj vjeshte, ka kaluar edhe pak me më shumë kërcënime!

Sot kur fëmijët tanë i shohin grindjet në debate, pysin: a me Serbinë po përlahen a?

Po ne e kemi pasë Serbinë 100 vjet mbi kokë e dhjëtë vjet para lufte si okupator që na e mori të gjitha dhe ka pasë debate televizive mes shqiptarëve dhe serbëve e nuk ka pas kaq shumë grindje dhe ofendime sa sot ndërmjet shqiptarëve nëKosovë!

Cka po ndodh kështu?

Zoti e bëftë hajër! S. Krivaca / Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË