Prej se është zbuluar printimi, librat e kanë bërë për vete imagjinatën e njerëzve, për gjenerata të tëra nëpër botë. Botimi i librave është një industri e madhe në botë për shkak të kërkesës së madhe nga lexuesit.

Libri më i shitur në botë është “Don Kishoti”, i cili deri tani ka shitur 500 milion kopje. Ndërsa për shtetet, është gjetur se India, Tajlanda dhe Kina janë vendet të cilat më së shumti shpenzojnë orë në javë për të lexuar, ndërsa vendet të cilat duken më letrare, në kuptimin e pasjes qasje në biblioteka, kompjuter, gazeta dhe në edukim, janë Finlanda, Norvegjia dhe Irlanda.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 80% e njerëzve kanë thënë se e kanë lexuar një libër në vitin e fundit. Anglezët kishin shprehi të ngjashme me Japonezët, 79% e të cilëve gjithashtu kanë deklaruar se e kanë lexuar një libër, gjatë periudhës së njejtë kohore.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 27% e amerikanëve kanë deklaruar se nuk e kanë lexuar asnjë libër gjatë vitit të fundit, të dhëna këto që janë të njejta më Vietnamezët, të cilët nuk lexojnë libra. Por, për çudi, Amerika e dominon tregun botërorë të botimit të librave.

MUND TË JU PËLQEJNË