Jonida Shehu ka lajmëruar rikthimin e emisionit “Soiree” në ekranin e “Top Channel”, me fillimin e sezonit të ri televiziv.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet tepër pozitive dhe e gëzuar për rikthimin në punë dhe pamjen e saj të freskët.

“Rikthimi në punë pas pushimeve ka edhe kënaqësitë e veta. Dhe unë me zor e kam pritur postimin e fotos me flokët gjithë shkëlqim e nuanca te mrekullueshme”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Dhe sigurisht është dikush që kapet pas detajeve të tjera në foto, dhe këtë herë një ndjekës ka komentuar gjoksin e moderatores.

“Ok për flokun e kuptuam, po për gjoksin drras ç’a do bësh ti”, i ka shkruar ndjekësi, ndërkohë që moderatorja ia ka kthyer:

“Do filloj të vr*as mendjen tani. Më fute në mendime”.

MUND TË JU PËLQEJNË