Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’Matiçan’, saktësisht tek xhamia, shkruan Indeksonline.

Sipas një dëshimtari Golfi i Zi ka shkaktuar këtë aksident, pasi që ka pasur shpejtësi marramendëse. Ndërsa si pasojë ka goditur veturën tjetër ku ka lënë dy persona të lënduar.

Kujtojmë që pakujdesia e shumë shoferëve këtë vit u kushtoi me jetë qytetarëve, ku pati edhe aksidente të shumta me viktima.

MUND TË JU PËLQEJNË