Nëna e kancelares gjermane Angela Merkel, Herlind Kasner, ka ndërruar jetë. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i qeverisë gjermanë të merkuren, shkruan Bild.

“Herlind Kasner, nëna e kancelares, ka vdekur”, ka thënë zëdhënësi duke mos dhënë detaje të tjera.

Ish mësuesja e latinishtes dhe anglishtës ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Ajo e lindi tashmë një ndër lideret botërore Angelen, në Hamburg në vitin 1954. Ajo u zhvendos nga Gjermania Lindore vetëm disa javë më pas së bashku me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, që vdiç në vitin 2011.

Merkel ka dalë sot para parlamentit gjerman para se të nisej për një samit të Bashkimit Evropian për Brexitin në Bruksel./Express/

MUND TË JU PËLQEJNË