Koronavirusi ka alarmuar gjithë Evropën, teksa po përhapet me shpejtësi në të gjitha vendet.

Pasi gjunjëzoi Italinë, si një ndër vendet më të zhvilluara në botë, duke shënuar mbi 1440 viktima, virusi vdekjeprurës po përhapet edhe në vendet e tjera të BE, si Francë, Gjermani, etj.

Kjo situatë pandemie ka alarmuar Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët e saj, pasi janë shënuar deri më tani katër viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar.

Përmes një video-mesazhi, Kancelarja Merkel iu bën thirrje qytetarëve të reduktojnë sa më shumë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin”, tha ndër të tjera Kancelarja në video-mesazhin e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË