Muzikanti i njohur, është ndarë sot nga jeta pas një sëmundje të frymëmarrjes.

Andy Gill, kitaristi dhe njëri nga themeluesit e grupit legjendar ‘Gang of Four’ , ka vdekur sot pas një sëmundje të shkurtër të frymëmarrjes.

Lajmi u bë i ditur sot, në llogarinë zyrtare të bandës në Tëitter.

“Është e vështirë për ne që të shkruajmë, por miku ynë i madh dhe Udhëheqësi Suprem ka vdekur sot”, fillon deklarata.

Më tutje aty thuhet se ai ishte frymëzues për ta, dhe të gjithë që punojnë përkrah tij, dhe e dëgjojnë muzikën e tij.

Gill luajti kitarë për grupin ‘Gang of Four’ që nga fillimi i grupit në 1976.

MUND TË JU PËLQEJNË