Një tragjedi ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtares së njohur spanjolle, JoanaSainz. Ajo ishte duke perfomruar në koncertin e saj, por u godit nga fishekzjarrët dhe mbeti pa shenja jete.

Këngëtarja Joana Sainz, 30-vjeç, pjesë e Orkestrës Super Hollyëood, e cila ka 15 anëtarë përfshirë këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, po performonte në Las Berlanas në Avila. Ajo u godit në bark me pajisjen e efekteve speciale të fishekzjarrëve.

30-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Performanca u pezullua pas incidentit, i cili ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit të sotëm.

 

MUND TË JU PËLQEJNË