Të dy jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, por dashuria dhe dëshira për muzikë i kanë bërë mos ta harrojnë Kosovën.

Agneta Bajgora dhe Naser Mitrovica, modeli i shumë brezave, po vazhdojnë të përcjellen gjithandej dhe po dëgjohen me ëndje, shkruan Kosovarja.

Po të flasim veçanërisht për Naserin, e dijmë se është këngëtar shumë i afirmuar dhe i popullarizuar.

Po ashtu, edhe këngëtarja e dashur Neta, ka zënë vend të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm tek publiku shqiptar.

Tani, këto ditë dyshja kanë bashkuar forcat dhe kanë ardhur me një duet fantastik, i cili pritet që edhe këtë herë ta ndezin skenën me bashkimin e tyre.

Dueti i tyre i radhës është emëruar “Pikë m’bahet zemra”. Dëgjojeni dhe shfrytëzojeni atmosferën që sjellin në shtëpitë e juaja. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË