Talent për muzikë kishte nga rinia e hershme, e qysh nga ajo kohë emri tij u njoh për suksese që korri vazhdimisht si këngëtar.

Karriera e Naim Abazit u bë më e begatshme kur krah tij këndonte edhe bashkëshortja njëherish këngëtarja e njohur Mihrije Braha, shkruan “Kosovarja”.

Publiku i pëlqeu dhe i deshti vazhdimisht, pasi përveç si këngëtarë ata u njohën si ndër çiftet më të lumtura dhe nga të rrallët që nuk patën kriza e skandale në martesën e tyre.

Rrugëtimin po e vazhdojnë sërish bashkë, mbase jo si këngëtarë por bashkëpunëtor të mirë të emisionit “Odeon” që e drejtojnë të dy.

Naimi përveç si kënëgtar e sfidoi vetën tash e sa vjet si drejtues emisioni, profesion ky që po i flen në zemër. Tashmë është ndër moderatorët më të suksesshëm në vend.

Si këngëtar e moderator ia doli mjaftë mirë me angazhimi dhe punën e pandalshme. E ndërkohë që vitet e bëjnë të vetën edhe Naimi ndryshoi në pamje.

Kohëve të fundit ai erdhi me një ndryshim në dukje, ku tregoi se kishte mbjellur flokët.

Është akoma më interesante historia e flokëve të Naimit, kur kujtojmë se ishte njëherë me flokë, më pas pa flokë dhe sërish u bë me flokë.

Më poshtë mund t’i gjeni disa fotografi, ku vërehet ndryshimi drastik i Naimit që u bëri flokëve./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË