Përgatitja: 30 min – Pjekja: 20 min – Sasia: 4 Persona

Lakra e bardhë ka shumë lëndë ushqyese të cilat janë të vlefshme për trupin e njeriut. Kjo
recetë musaka me lakër i përmbledh në një pjatë të vetme vitaminat se bashku me proteinat.
Lakra e bardhë ka shumë vlera ushqyese kur përdoret e pa gatuar, megjithatë lakra ka një
përdorim të gjerë në kuzhinën tonë.

Përbërësit për Musaka me lakër të bardhë

800 gr lakër e bardhë (1 kokë)

300 gr presh

1 kokërr qepë

2-3 karrota

100 gr oriz

400 gr mish i grirë

mëndërz (nenexhik)

piper

kripë

Përbërësit për beshamel

500 mL qumësht

100 gr gjalpë

2 vezë

100 gr miell

arrë muskat

Përgatitja e musakas

Në fillim pastrojmë dhe lajmë të gjitha perimet. Grihet lakra në je jo shumë të holla, grihet
preshi rrath – rrath, grihen karrotat dhe i hedhim në një tenxhere me dy lugë vaj ulliri dhe dy
– tre lugë ujë dhe pak kripë.

I lemë të zbuten në zjarr të ngadalshëm të mbuluara me kapak duke i trazuar disa herë.
Në një enë tjetër grijmë qepën, kaurdiset pak me vaj ulliri derisa të skuqet dhe pastaj hedhim
mishin. E kaurdisim së bashku me qepën.

Hedhim ujë të ngrohtë, orizin dhe i lemë të ziejnë.

E rregullojmë mishin me kripë dhe erëza dhe ndërkohë lakra me preshin ka zierë. E
rregullojmë edhe këtë me kripë dhe erëza.

Në një tavë të lyer me vaj ulliri hedhim gjysmën e lakrave duke e hapur në të gjithë tavën.
Sipër hedhim mishin e grirë dhe orizin duke e hapur edhe këtë në gjithë sipërfaqen e lakrës.
Mbi këtë hedhim, gjysmën tjetrës të lakrës.

Në fund të gjithë sipërfaqen e tavës do ta mbulojmë me beshamel.

Tavën e futim në furrë të nxehur për 20 minuta në temperaturën 220 gradë

Tava me musaka lakër është gati kur sipërfaqja të marrë ngjyrë të verdhë me te kuqe .

MUND TË JU PËLQEJNË