Ka ndërruar jetë babai i Loredana Zefit.

Loredana Zefi e ka humbur personin e saj më të shtrenjtë, shkruan lajmi.net.

Reperja i ka njoftuar ndjekësit që babai i saj ka ndërruar jetë, nëpërmjet një postimi të fundit në Instastory ku edhe i ka falënderuar miqtë që po i qëndorjnë pranë në këtë ditë të vështirë.

“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar ajo.

Kjo e vërtetë e hidhur e ka mërzitur edhe reperin Mozzik i cili ka prekur me fjalët pranë postimit të një fotografie në të cilën shihet tashmë i ndjeri, babai i Loredanës.

“O babalush, pusho në paqe. Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtoj sa të jam gjallë”, ka shkruar Mozzik pranë postimit të fotografisë.

MUND TË JU PËLQEJNË