Sot (e diel) në mbarë botën kremtohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Në një ditë si kjo kujtohen sakrificat e femrave ndër vite për të kërkuar të drejtat e tyre dhe trajtimin e barabartë.

Njerëz të shumtë zgjedhin që në një ditë si kjo të urojnë nënat e tyre, bashkëshortet, motrat apo edhe vajzat e tyre.

Festa e 8 marsit është më e ndjeshme për bukuroshen Morena Taraku, e cila në një ditë si kjo kujton gruan që nuk e ka pranë prej shumë vitesh, nënën e saj.

Ajo vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj një fotografi të rrallë nga fëmijëria, ku shfaqej duke pozuar krah nënës, teksa në mbishkrimin e imazhit nuk i kursente fjalët e ëmbla për personin që aq shumë i mungon.

“Urime 8 marsi, s’ka kush tjetër e zëvendëson vendin tënd në këtë ditë pos teje, shoku besnik i jetës time ti o Nënë”, shkroi Taraku në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Më pas, ajo publikoi një fotografi tjetër nga rinia e nënës së saj, Luljetës, e cila u nda nga jeta në moshë të hershme.

Morena e shoqëroi këtë portet me fjalët: “E bukura ka vetëm një emër dhe ajo je ti”.

Dhe për fund, modelja dhe këngëtarja e njohur pati një lutje ndaj Zotit, teksa iu drejtua fansave që nuk e kanë nënën me një këshillë.

Ajo u këshilloi atyre që në një ditë si kjo të përqafojnë prindin tjetër, sepse prindërit janë bekimi më i madh që kemi.

“E ty Zot i dashur të kërkoj një nder…Mund ta përqafosh nënën time e t’i thuash që është nga unë…Atyre që sot iu mungon nëna në shtëpi, ikni e përqafoni babanë ashtu siç bëra unë gjithmonë”, ka shkruar Morena Taraku.

 

MUND TË JU PËLQEJNË