Gjatë Javës së Modës në Milano, një nga të ftuarit në shfaqjen e markës “Dolce” dhe “Gabana” ishte diva italiane Monica Bellucci.

Zeshkanja e famshme, për habinë e të gjithëve, u shfaq me një pamje krejtësisht të ndryshme.

Aktorja ka qethur në mënyrë të dukshme flokët, kështu që tashti ajo ka një qethje flokësh popullore të stilit “bob”.

Pamja e re e ikonës së bukurisë është për shkak të floktarit John Nollet, i cili kujdeset për flokët e shumë zonjave të famshme.

Edhe pse zonjat e kanë shumë të vështirë të vendosin për një formë kaq drastike të ndryshimit dhe qethjes së flokëve, duket se Monica nuk është një nga këto gra.

Nuk ka dyshim se stili i flokëve të saj është i shkëlqyeshëm, madje e bën atë të duket më të re.

MUND TË JU PËLQEJNË